Lidhje martese me shtetas italjan

Qytetari/ja italian/e që synon të martohet duhet të tërheqë, pranë Komunës së tij/saj në Itali: certifikatë lindje të modelit ndërkombëtar me emrat e prindërve; (certificato di nascita su modello internazionale); certifikatë si qytetar/e italian/e; (certificato di cittadinanza italiana); certifikatë banimi; (certificato di residenza); certifikatë që është i/e lirë për tu martuar; (certificato di stato libero). Certifikata si qytetar italian, ajo e banimit dhe certifikata që individi/ja është i/e lirë për tu martuar mund të jenë dhe të përmbledhura në një “certifikatë përmbledhëse”- certificato cumulativo).

Qytetari/ja shqiptar/e në Shqipëri duhet, pranë Zyrës së Gjendjes Civile të Komunës së banimit, të kërkojë: certifikatë lindje si dhe certifikatë për lidhje martese. Këto dy certifikata duhet të jenë të përkthyera nga një përkthyes ligjor dhe të vulosen në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë me vulën “APOSTILLE” përkatëse. Me këto dy certifikata qytetari/ja shqiptar/e duhet të shkojë në Komunën italiane ku banon qytetari/ja që kërkon të martohet për të kërkuar “Publikimin e martesës”. Gjithashtu, nevojitet edhe një prokurë speciale, e cila bëhet pranë një noteri në Shqipëri, për rastet kur qytetari/ja shqiptar/e nuk mund të paraqitet personalisht së bashku me qytetarin/en italian/e në komunën italiane për të bërë “Publikimin e martesës” e me këtë prokurë delegon dikë tjetër për të firmuar në komunën italiane në vend të tij. Edhe kjo duhet të jetë e përkthyer nga një përkthyes i licencuar dhe e vulosur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë me vulën “APOSTILLE” përkatëse.

Këto dokumente të përgatitura si më lart paraqiten në komunën e banimit të qytetarit/es italian/e, e cila pas 8 ditëve të publikimit të martesës lëshon certifikatën e “Kryerjes së Publikimit të Martesës”. Kjo certifikatë paraqitet në Konsullatë e cila nga ana e saj lëshon “Nulla Ostën-LEJEN PER MARTESE”, për kryerjen e saj në Shqipëri ose jashte shtetit

Per shpjegime të tjera mund te na kontaktoni tek p.silvan66@libero.it ose polovina.silvan@pec.it

Carichi pendenti e/o Certificato del casellario goudiziale

Per te marrë certifikaten penale qe do t!ju duhet per dokumenta ose per t’ja treguar datore di lavoro per t’ju marre ne pune duhet bere kerkesa tek Gjykata e Milanos. Duhet Carta Identità Italiana ose Pasaporta Shqiptare.

Mund te paraqiteni vetë si person te kerkosh procedure urgjente dhe ta japin brënda ditës ose mund ta kerkoni nëpërmjet internetit prenotimin brënda tre ditesh. Nese nuk done të paraqiteni vetë se jeni ne punë mund te delegoni nje person te tretë

Une jam I gatshem t’ju ndihmoj per marrjes e kesaj Certifikate penale pa prezencën tuaj p.silvan66@libero.it ose polovina.silvan@pec.it

Conversione Patente Albanese

Per te konvertuar patenten te duhet patenta shqiptare, deri ne 4 vjet rezidencë ne Itali, visita mjekësore ASL. Nje pagese Motorizzazionit me Pagopa nga -10,20 c/c 9001 – 32,00 c/c 4028 Pastaj eshte per t’u mbushur edhe formular qe mund te merret ne sitin e Motorizzazione civile di Milano Via Cilea. Metro MOLINO DORINO. Une mund t’ju ndihmoj me te gjithë materjalin e nevojshëm. Duhen gjithashtu edhe 4 fotografi.

p.silvan66@libero.it; polovina.silvan@pec.it

Certifikate penale shqiptare

Certifikata penale merret nëpërmjet e-Albania. Eshte nje dokument qe kerkohet si per nenshtetesine dhe per Leja Qendrimi. Duhet legalizuar me apostille ne Ministri te Jashtme përkthyer me Betim perpara nepunesit Shtetëror ne vendin ku duhet te paraqitet Dokumenti. P.sh. ne Itali duhet përkthyer dhe asseveruar nga nje perkthyes I shkruar ne Albo Tribunale di Milano

Edhe ketu eshte e nevojshme fjalekalimi ne e-Albania, Pasaporta dhe nr. Personal.

Per te realizuar keto dokumenta mund te na kontaktoni ne p.silvan66@libero.it ose polovina.silvan@pec.it

Regjistrim ne e-Albania

Per të marrë të gjitha dokumentat e nevojshme ne kohë reale duhet te regjistrohesh ne sitin Shtetëror e-Albania.

Si hap I parë eshte I nevojshëm memorizimi ne kompjuter I dokumentave personale si Pasaporta, Carta e Identitetit. Duke pasur keto dy dokumenta zgjidh fjalekalimin dhe pastaj vazhdo me aplikimin e nevojshëm.

Mos harro te kesh daten e skadimit te Leternjoftimit shqiptar per t’u shkruar. Dhe eshte gjithashtu I rendesishem Numri Personal